Site icon PORTALB

RMV, nga e hëna qytetarët mund të caktojnë vaksinimin në shtëpi thotë ministria

Vaksina, foto: Mat Napo, Unsplash

Nga Ministria e Shëndetësisë e RMV-së njoftojnë se nga e hëna, qytetarët që për arsye shëndetësore nuk janë në gjendje të shkojnë në pikat e vaksinimit për të marrë vaksinën kundër Covid-19, mund të caktojnë vaksinimin në shtëpi, njofton Portalb.mk

Terminet bëhen duke telefonuar drejtpërdrejt në qendrat shëndetësore, e njejta mund të bëhet duke u regjistruar në pikat e vaksinimit.

Përveç kësaj, nga Ministria e Shëndetësisë kanë publikuar edhe kontaktet nga të cilat mund të caktohet vaksinimi në shtëpi.

Terminet janë si më poshtë:

Në RMV, gjatë ditës së djeshme janë vaksinuar 17,085 qytetarë prej të cilëve 5,977 qytetarë morën dozën e parë. Ndërsa gjithsej deri më tani janë aplikuar 818,295 doza, ndërsa 330.320 qytetarë janë rivaksinuar.

Nga dozat e aplikuara deri më tani 62% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. 59% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. 55% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. 45% e popullsisë mbi moshën 50 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

Exit mobile version