Site icon PORTALB

Një garuese ruse u alivanos nga nxehtësia në Olimpiadën e Tokios

Svetlana Gombeova, Tokio 2020

Garuesja ruse e gjuajtjes me hark Svetlana Gomboyeva sot është alivanosur gjatë garës në Lojërat Olimpike të Tokios për shkak të nxehtësisë së madhe, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ajo ra menjëherë pasi mbaroi raundin kualifikues dhe iu dha kujdes mjekësor urgjent”, tha trajneri Stanislav Popov.

“Kjo është hera e parë që shoh diçka të tillë. Në Vladivostok, ku u stërvitëm këtë herë, moti ishte i ngjashëm, por këtu lagështia kishte një ndikim shtesë”, tha Popov.

Temperaturat në Tokio ishin mbi 30 gradë celsius, prandaj organizatorët e Lojërave Olimpike lëvizën maratonat dhe garat në qytetin më të ftohtë të Sapporo-s.

Anëtarja e ekipit rus, Ksenija Perova tha se ajo bisedonte për rezultatet e saj kur kuptoi se Gomboyeva ishte alivanosur.

“Me siguri ishte goditje nga nxehtësia. Këtu është nxehtë dhe asfalti po ‘digjet’. Sigurisht, ka nervozizëm, por mendoj se arsyeja kryesore është moti”, tha Perova.

Exit mobile version