Në Pikën e vaksinimit në Veles, të vendosur në sallën sportive të Shkollës së mesme profesionale „Kole Nedelkovski” nga data 25 maj deri më 13 korrik, gjithsej janë vaksinuar 13.945 qytetarë. Prej tyre, 9.531 persona me një dhe 4.414 me dy doza të vaksinave „AstraZeneka”, „Sinofarm”, „Pfizer” dhe „Sinovak”. Asnjë prej qytetarëve të vaksinuar nuk ka raportuar për efekte të padëshiruara, shkruan Vërtetëmatësi.
Shkruan: Ubavka Janevska
Gjithsej 137 ose 1 përqind e numrit të përgjithshëm të qytetarëve të cilët tashmë janë vaksinuar në Veles deri më 12 korrik të këtij viti, vaksinën e pranuan në shtëpitë e tyre. Dy muaj e gjysmë para fillimit të imunizimit në terren në vendin tonë, punonjësit shëndetësorë të Shërbimit të imunizimit pranë Shtëpisë së shëndetit në Veles vaksinuan 72 persona me vaksinën „Sinofarm” dhe 65 me „AstraZeneka”. Këta qytetarë edhe dozën e dytë të vaksinës e pranuan në shtëpi. Të gjithë janë 60 vjeç e më shumë, të sëmurë kronik ose të paaftë për të lëvizur. Më 31 mars, kur filloi vaksinimi kundër „Kovid-19″ në Shtëpinë e shëndetit në Veles, ky institucion shëndetësor publik vuri në dispozicion të Shërbimit të imunizimit automjete mjekësore dhe shoferë.
U mobilizuan mjekët dhe infermieret. U ndanë në ekipe të përbërë nga një mjek dhe një infermiere, me çka u përfshinë gjashtë mjekë dhe pesë infermiere nga Shërbimi për mbrojtjen preventive të fëmijëve parashkollorë, dy mjekë dhe katër infermiere nga Shërbimi i imunizimit, gjashtë mjekë praktikantë dhe tetë infermiere nga Shërbimi i patronazhit . Komunën e ndanë në zona vaksinimi në kushte shtëpiake.
Dy muaj e gjysmë më vonë, më 12 korrik, kur Ministria e Shëndetësisë njoftoi zyrtarisht se po fillonte me vaksinimin në terren, ekipet e Shtëpisë së shëndetit në Veles vetëm u rigrupuan. Disa prej tyre vazhduan të vaksinojnë në shtëpitë në Veles, ndërsa pjesa tjetër shkuan në vendet e banuara dhe zonat rurale të Velesit dhe komunat Çashka, Gradsko dhe Llozovo.
Pas vizitës në shtëpinë e Tikveshanec, ekipi i imunizimit vazhdoi t’i kërkojë qytetarët e tjerë të interesuar në pallatet në qendër të qytetit dhe në Lagjen e re në Veles. Një pjesë e qytetarëve banonin edhe në kodrat të cilat e rrethojnë qytetin.
Kur po vaksinonim vetëm në dy pikat e vaksinimit në Shtëpinë e shëndetit, të hënën i shënonim qytetarët të afërmit dhe miqtë e të cilëve vinin dhe na njoftojnë se personi nuk mund të vinte në terminin e caktuar për atë ditë. Sapo të kishim shënuar pesë qytetarë, një ekip dilte në terren dhe i vaksinonte ata. Bëhej fjalë kryesisht për qytetarë të moshës së mesme ose të moshuar, me sëmundje bashkëshoqëruese dhe të rrezikuar nga sëmundjet infektive. Në kohën kur epidemia e Kovid-19 ishte në kulminacionin e saj, për t’i përmbushur nevojat e të gjithë qytetarëve të interesuar për vaksinim në shtëpi, ekipet vishnin skafandra, mantela, kapele, maska mbrojtëse dhe vizirë. Tani, nga 12 korriku, për imunizim në terren ekipet shkojnë në të gjitha vendbanimet në Veles, si dhe në komunat fqinje të Çashkës, Llozovës dhe Gradsko. Ne i vaksinojmë të gjithë ata që dëshirojnë, pa dallim nëse kanë shprehur apo jo interesim në vakcinacija.mk, shtoi Todorovska.
Në Pikën e vaksinimit në Veles, të vendosur në sallën sportive të Shkollës së mesme profesionale „Kole Nedelkovski” nga data 25 maj deri më 13 korrik, gjithsej janë vaksinuar 13.945 qytetarë. Prej tyre, 9.531 persona me një dhe 4.414 me dy doza të vaksinave „AstraZeneka”, „Sinofarm”, „Pfizer” dhe „Sinovak”. Asnjë prej qytetarëve të vaksinuar nuk ka raportuar për efekte të padëshiruara.