Site icon PORTALB

Dy avionë janë përplasur në aeroportin kryesor të Dubait

Ilustrim

Dy avionë pasagjerësh të transportuesit me kosto të ulët “FlyDubai” dhe “Gulf Air” me bazë në Bahrein janë përplasur me njëri-tjetrin në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Dubait ndërsa autoritetet nuk raportuan të lënduar në incident, transmeton Anadolu Agency (AA).

“FlyDubai” tha se një nga Boeing 737-800 të tij që ishte drejtuar për në Kirgistan u përfshi në “një incident të vogël” dhe u detyrua të kthehej në ndalesën e tij duke shtuar se pasagjerët u akomoduan në një fluturim të mëvonshëm, i cili u nis gjashtë orë më vonë.

“FlyDubai do të punojë me autoritetet për të hetuar incidentin”, tha kompania ajrore, duke shtuar se përplasja dëmtoi majen e njërit krah të njërit nga avionët.

“Gulf Air” tha se avioni i tij “u ndikua në bisht nga një avion i një kompanie tjetër ajrore”. “Gulf Air” nuk e identifikoi avionin e përfshirë, por tha se ishte “duke punuar për të akomoduar të gjithë pasagjerët në destinacionet e tyre”. “Gulf Air” transporton pasagjerë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait në qendrën e tij në Aeroportin Ndërkombëtar të Bahreinit në Manama.

Autoritetet e Aeroportit Ndërkombëtar i Dubait, aeroporti më i ngarkuar në botë për udhëtime ndërkombëtare para pandemisë së koronavirusit tha se përplasja i detyroi ata të mbyllnin njërën nga dy pistat për dy orë. Ato thanë se operacionet tjera nuk u ndikuan nga mbyllja.

Exit mobile version