Edhe pse VMRO-DPMNE kërcënoi se do ta bllokojë Kuvendin, Qeveria i vendosi flamur evropian ligjit për kanabis

Formim i fondit special prej të cilit qytetarët duhet të kenë përfitime në sfera të ndryshme, por edhe formim i Agjencisë për Kontroll të Kultivimit dhe ekstraktimit të Kanabisit. Këto janë pjesët kyçe të propozim-ligjit për kontroll të drogave narkotike dhe substancave psikotrope që e ka konstatuar Qeveria. Sipas zëdhënësit qeveritar, Dushko Arsovski, eksporti i lules së thatë nga kanabisi tanimë ka filluar, por me zgjidhjen e propozuar ligjore në mënyrë më precize rregullohet importi, njofton Portalb.mk.

“Do të ketë tarifë të re shtesë prej 10% nga të ardhurat e sasive të eksportuara – para të cilat do të shkojnë te fondi special. Qëllimi është që të qytetarët ta shohin të mirën publike. Për atë do të mbështetet fondi për sëmundje të rralla, fondi për media për prodhim të përmbajtjeve me interes publik, por edhe prioritetet programore në sport, kulturë dhe sektorin civil. Nga fondi special do të mbështetet edhe puna e Agjencisë së re për kontrollim të kultivimit dhe ekstraktimit të kanabisit dhe prodhimit të kanabisit dhe preparateve nga kanabisi për qëllime mjekësore dhe shkencore”, tha Arsovski.

Në pyetje gazetareske se pse ligji miratohet me flamur evropian, Arsovski u përgjigj se në tekst janë transportuar disa vendime kornizë dhe direktiva të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Evropës për harmonizimin e kësaj veprimtarie me rregullativën e Bashkimit Evropian, por edhe me më shumë konventa ndërkombëtare.

Në pyetjen nëse me ligjin parashikohet dekriminalizimi i kanabisit për përdorim dhe kultivim personal, Arsovski u përgjigj:

“Edhe tani në kodin penal është i lejuar dhe nuk është i ndëshkueshëm përdorimi i kanabisit për përdorim personal, megjithatë politika e qeverisë është që kur shkohet më në atë drejtim të bëhet ndryshim dhe të precizohet edhe ajo, qartë të bëhet kodi penal që të mos kemi situata siç i kemi pasur”, deklaroi Arsovski.

VMRO-DPMNE paraprakisht ka paralajmëruar se do ta bllokojë Kuvendin, nëse ligji për droga narkotike do të kalojë në kuvend me flamur evropian.

“Licencat për kanabis të cilat janë dhënë në vitet e kaluara, janë licenca për përpunim të vajit nga kanabisi dhe prodhimit final për qëllime mjekësore, por jo edhe për eksport në formë të lules së thatë të kanabisit, ashtu siç parashikon zgjidhja ligjore. Më mesin e licencave është edhe ajo e familjes Zaev. Është sekret publik se licencat për kultivim të kanabisit jepen për 300 deri në 500 mijë euro, para të cilat dyshojmë se mbarojnë në xhepin e familjes Zaev”, deklaroi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski.

Ndryshe, Qeveria informoi mbrëmë në seancë është konstatuar propozim-ligji për kontroll të drogave narkotike dhe substancave psikotrope.

Edhe koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, muaj më parë thanë se nuk do të votojnë ligj të tillë. Nga ky subjekt akuzuan kryeministrin se, “më shumë ishte i interesuar për përfitimet nga legalizimi I kësaj  industrie, që do të kishte Qeveria”, duke mos llogaritur pasojat dhe problemet që mund të shkaktoj ky ligj te qytetarët e vendit.

Qeveria e RMV-së ka formuar dhe grup pune në të cilën janë shqyrtuar zgjidhjet për dekriminalizimin e marihuanës në Maqedoninë e Veriut. Grupi punues i kanabisit në mbledhjen e 26 qershorit në Qeveri solli konkluzën të analizojë politikat në lidhje me statusin e përdorimit të kanabisit, në Portugali, Holandë, Çeki, Spanjë, Kanada, Kolorado (SHBA), Kaliforni (SHBA), Izrael, Kroaci dhe Shqiperi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button