Site icon PORTALB

Një shtatzënë 23 vjeçare ka ndërruar jetë në Spitalin Gjinekologjik në Çair, foshnja ka shpëtuar

MPB Policia

Ilustrim

Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, një grua shtatzënë 23-vjeçare është sjellë dje në Spitalin Gjinekologjik në Çair. Ajo ka ndërruar jetë pak më vonë, njoftoi Sektori për Punë të Brendshme në Shkup, transmeton Portalb.mk. Mjekët kanë shpëtuar foshnjën e saj.

Ajo ishte në muajin e tetë të shtatzënisë.

“Dje në SPB Shkup është raportuar se rreth orës 07:00 në Spitalin Gjinekologjik “Çair” në gjendje të përkeqësuar shëndetësore është sjellë N. М. (23) nga Shkupi, shtatzënë në muajin e tetë. Ajo ka ndërruar pak më vonë në Njësinë e Kujdesit Intensiv, por ka lindur një foshnjë të gjallë femër. Janë marrë masa për zbardhjen e çështjes.” kumtoi policia.

Exit mobile version