Site icon PORTALB

Mbrëmë ka pasur tërmet në Shqipëri, është ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut

Mbrëmë, rreth 20 minuta pas mesnatës është regjistruar tërmet me intensitet 2-3 shkallë sipas shkallës evropiane makrosizmike me epiqendër në Shqipëri, kumtuan nga Observatori Sizmologjik i Fakultetit Matematiko – Natyror në Shkup, njofton Portalb.mk.

Tërmeti është regjistruar më 00:21, 160 km në Jugperëndim të Shkupit.

Tërmeti ka qenë me magnitudë të Rihterit prej 3.5 dhe është ndjerë nga popullata, veçmas në jugperëndim të Maqedonisë së Veriut me intensitet prej 2-3 shkallë sipas shkallës evropiane makrosizmike.

Exit mobile version