Iniciativa qytetare “Më mirë për Tetovën” me listë të pavarur për zgjedhjet lokale në RMV, synon transparencë dhe llogaridhënie nga Komuna (VIDEO)

Sot në Tetovë u prezantua iniciativa qytetare “Më mirë për Tetovën”, transmeton Portalb.mk. Ata kanë në plan të dalin me listë të pavarur për zgjedhjet lokale në RMV 2021, të cilat do të mbahen në tetor të këtij viti.

“Jemi mbledhur më tepër aktivistë nga shoqëritë civile për të bërë publike këtë iniciativë. Siç e dini, qyteti jonë është i degraduar dhe e pamë të arsyeshme të bëhemi bashkë dhe të bëjmë diçka më mirë për qytetin tonë siç e meritojnë banorët e Tetovës. Vendosëm që aktivizimin tonë ta bëjmë përmes institucioneve, konkretisht Këshillit Komunal.” tha Elmedina Abdullahu.

Ajo bëri me dije se kjo iniciativë do të garojë me listë të pavarur të këshilltarëve në zgjedhjet lokale 2021.

“Jemi të pavarur nga partitë politike. Do të angazhohemi që puna në Komunën e Tetovës të jetë më transparente, do të kërkojmë llogari nga ata që do ta udhëheqin komunën” tha Abdullahu, duke bërë thirrje të bashkëngjiten të gjithë në këtë iniciativë e cila është e hapur.

Bashkëngjitja te iniciativa #MëMirëPërTetovën bëhet përmes uebfaqes https://www.pertetoven.org/

Në të ka dhe më shumë detaje për qëllimet e iniciativës, transmeton Portalb.mk.

Iniciativa qytetare “Më mirë për Tetovën”

Sipas tyre, pas prezantimit të sotëm vijon procedura për caktimin e listës së pavarur të këshilltarëve që do të jetë e përberë nga 31 persona.

Iniciativa qytetare “Më mirë për Tetovën”

Në konferencën për shtyp ishin dhe Ngadhnjim Memeti, Blendi Hodai, Merita Maksuti dhe Hamdi Sulemani, si dhe anëtarë të tjerë.

Zgjedhjet lokale të këtij viti do të mbahen në gjysmën e dytë të tetorit. Disa parti i kanë bërë publike emrat e kandidatëve. Ndryshe, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) e zgjodhi kompaninë gjermane Dermalog në tenderin për furnizim të pajisjes teknike për zbatim të zgjedhjeve lokale me shenja nga gishti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button