Site icon PORTALB

RMV, në 24 orët e fundit 19 raste të reja me KOVID-19, më shumë raste në Shkup dhe Tetovë

KOVID-19, korona, corona virusi, Urgjenca, paciente, te infektuar, Ndihma e Shpejte

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 19 raste të reja me COVID-19 nga gjithsej 3.667 të testuar, 9 pacientë janë shëruar, ndërkaq nuk ka persona të vdekur. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 155.901, të shëruarve 150.168, të vdekurve 5.487, ndërkaq për momentin janë 246 raste aktive. Shkupi dhe Tetova vazhdojnë të jenë qytetet me më shumë raste aktive, por edhe raste të reja ditore, njofton Portalb.mk.

Të infektuarit në 24 orët e fundit:

Të shëruarit në 24 orët e fundit:

Numri i përgjithshëm i të infektuarve:

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version