Site icon PORTALB

RMV, u arrestua gërmuesi i bitkoinëve, u konfiskuan shtatë “majnerë” për kriptovaluta

Bitcoin

Nëpunës policorë të Njësitit të Punëve të Brendshme Gjorçe Petrov, dje në ora 14:30 minuta e kanë privuar nga liria V.P. (37), për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale sipas nenit 235 dhe 236 të Kodit Penal, njofton Portalb.

Siç informojnë nga MPB, gjatë bastisjes e kryer tek ai, është konstatuar se ka kryer vjedhje të rrymës, gjatë së cilës janë gjetur dhe konfiskuar shtatë kompjuterë “majnerë” për gërmimin e kriptovalutave. Personi është arrestuar,
kurse pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

Exit mobile version