Site icon PORTALB

RMV, në 24 orët e fundit Tetova dyfish më shumë raste të reja me COVID-19 se Shkupi

Koronavirus, KOVID 19, te infektuar

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 18 raste të reja me COVID-19 nga gjithsej 3.479 të testuar, 5 pacientë janë shëruar, ndërkaq nuk ka persona të vdekur. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 155.882, të shëruarve 150.159, të vdekurve 5.487, ndërkaq për momentin kanë 236 raste aktive. Shkupi dhe Tetova vazhdojnë të jenë qytetet me më shumë raste aktive, por edhe raste të reja ditore, njofton Portalb.mk.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version