Site icon PORTALB

Çfarë mendojnë qytetarët për punën e Ramiz Merkos (VIDEO)

Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko

Ndonëse jetojmë në shekullin 21, qytetarët e Strugën kanë kërkesa bazike kur bëhet fjalë për përmirësimin e kushteve dhe cilësisë së jetës. Mjaftueshëm ujë për pije, ajër i pastër dhe infrastrukturë më e mirë ishin disa nga kërkesat kryesore të struganëve. Një pjesë e qytetarëve të Strugës nuk janë aspak të kënaqur me punën e kreut të kësaj Komune ndonëse ka edhe nga ata që vlerësojnë të kundërtën, shkruan Portalb.mk.

Me pyetjen se: Çfarë mendimi kanë për punën e deritanishme të kryetarit aktual, Ramiz Merko, Portalb.mk u drejtua deri te qytetarët struganë. Një pjesë e atyre, para mikrofonit tonë, u shprehën të pakënaqur nga puna e kreut aktual të Komunës së Strugës po kishte edhe nga ata që vlerësojnë se Merko ka punuar shumë për Strugën gjatë këtij mandati.

Problemi i pazgjidhur me deponinë ilegale në qytet, problemet me furnizimin e ujit të pijshëm, infrastruktura e dobët dhe mungesa e gjelbërimeve, ishin disa nga kritikat më të mëdha të qytetarëve struganë drejtuar kryetarit Ramiz Merko. Revoltë dhe pakënaqësi të ngjashme shprehën edhe disa qytetarë tjerë por që për arsye të ndryshme personale ato nuk pranuan ta shprehin para kamerës mendimin e tyre të lirë. Për më tepër ndiqeni videon më poshtë:

Exit mobile version