Site icon PORTALB

Twitter ka fshirë një prej opsioneve që kishte pritshmëri të larta

Foto: Twitter

Foto: Twitter

Ditën e Mërkure Twitter lajmëroi se do të anulonte një prej veçorive që implementoi së fundi për të konkurruar me Snapchat dhe Instagram, shkruan Pcworld.al.

Bëhet fjalë për Fleets dhe vendimi erdhi në një kohë kur u raportuar se Twitter po eksperimenton me implementimin e reklamave brenda tyre.

Kështu Twitter do të kishte monetizuar postimet dhe përmbajtjet e Fleets.

Twitter lançoi Fleet në Nëntor të 2020. Përdoruesit mund të postonin foto me ekran të plotë, video, ose reagime ndaj cicërimave dhe të fshiheshin automatikisht pas 24 orësh.

Fleets erdhën një vit pas debutimit të opsioneve të ngjashme nga Snapchat dhe Facebook. Qëllimi i tyre ishte të nxiteshin përdoruesit të postojnë më tepër.

Exit mobile version