Site icon PORTALB

Messi: Nuk kam nevojë për pushim

Lionel Messi

Lionel Messi

Futbollisti i Barcelonës, Lionel Messi tha se ndjehet shumë më mirë kur luan vazhdimisht ndeshje, por që shkaku i orarit të ngjeshur nuk arrin të kënaqet me sukseset që i arrin me klubin. “Dinamika e futbollit garues nuk na lejon të kënaqemi  me sukseset, por ndoshta në të ardhmen do të jetë ndryshe. Tashmë jam mësuar të luaj shumë ndeshje dhe ndjehem shumë më mirë kur nuk pushoj”, tha Messi për ueb faqen e klubit të vet. 

Messi në këtë edicion ka shënuar 38 gola dhe është golashënuesi më i mirë në La Liga. 

“Më e rëndësishmja është të fitojmë. Natyrisht, gjithnjë është më mirë nëse ia dal të ndihmojë edhe me gola”, tha ai.  

Barcelona të martën në Nou Camp do të zhvillojë ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit kundër Real Madridit. Në duelin e parë në Madrid rezultati ishte 1:1.  

“Duhet të japin gjithçka nga vetja, në të kundërtën nuk do të kalojmë në finale. Para tifozëve tonë nuk kemi mundësi tjetër pos të luajmë për fitore. Nuk bën as të mendojmë për ndeshje pa gola, ndonëse me atë rezultat ne do të kalonim në finale”, tha Messi.  

Barcelona të mërkurën humbi nga Milani me rezultatin 2:0, në ndeshjen e parë të një të tetës së finales së Ligës së Kamionëve, kurse Messi tha se ekipi i tij duhet sa më parë ta harrojë atë humbje dhe t’i kthehet lojës të së martës me Realin.  

“Nuk bën të demoralizohemi për shkak të rezultatit në Milano, duhet të këndellemi sepse na presin ndeshje vendimtare”, përfundoi Messi. 

Exit mobile version