Site icon PORTALB

Raul Kastro sërish president i Kubës

Raul Kastro

Raul Kastro

Raul Kastro u rizgjodh si president i Kubës, në atë që pritet të jetë mandati i tij i fundit pesë-vjeçar në detyrë.

Sipas mediave shtetërore kubane, Asambleja Kombëtare (Parlamenti) miratoi zotin Kastron si president të dielën së bashku me 52-vjeçarin,Miguel Diaz-Canel Bermudez si zv/presidentin e tij të parë.

Gjatë punimeve të asamblesë, udhëheqësi kuban në pension Fidel Kastro bëri një paraqitje të rrallë publike në sesionin e hapjes në Havanë.

Anëtarët e Kuvendit i dhanë zotit Kastro një pritje me ovacione ndërsa  ai hyri në sallë së bashku me vëllain e tij, presidentin Raul Kastro.

Presidenti 81-vjeçari nxiti spekullime të premten lidhur me një dalje të mundshme në pension duke sugjeruar se ai kishte plane për dorëhëheqje. Raul Kastro, i cili zëvendësoi vëllain e sëmurë Fidel në vitin 2008, ka bërë thirrje që udhëheqësit e qeverisë dhe të partisë komuniste të zgjidhen vetëm për dy mandate pesë-vjeçarë. Ky do të jetë mandati i dytë i Raul Kastros si president.

Gjatë mandatit të parë, Presidenti Raul Kastro udhëhoqi reformave të kufizuara që përfshinin lehtësimin gradual të kufizimeve të udhëtimit dhe të pronës private.

Exit mobile version