Site icon PORTALB

COVID-19 në RMV, Shkupi dhe Tetova me më shumë raste në 24 orët e fundit

Koronavirus, KOVID 19, te infektuar

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 18 raste me KOVID-19 nga 2.798 të testuar, 7 pacientë janë shëruar, ndërkaq nuk ka persona të vdekur. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 155.840, të shëruarve 150.146, të vdekurve 5.487, ndërkaq për momentin ka 207 raste aktive. Shkupi dhe Tetova dominojnë si me rastet e reja në 24 orët e fundit, ashtu edhe për rastet aktive, njofton Portalb.mk.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version