Kanada, në një shkollë kishtare gjenden mbi 160 varre të paidentifikuara të fëmijëve

Në zonën e një shkolle konviktore të kishës në rajonin British Columbia të Kanadasë, janë gjetur mbi 160 varre të paidentifikuara të fëmijëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të transmetuesit zyrtar CBC të Kanadasë, fisi indigjen Penelakut në ishullin Kuper, një prej ishujve të Gjirit Jugor, njoftoi se në zonën që i përket shkollës konviktore të kishës në ishullin Kuper janë gjetur mbi 160 varre “të paregjistruara dhe të paindentifikuara”.

Informacioni lidhur me varret e sapogjetura u zbulua pasi kryesues të fiseve informuan komunitetet fqinje indigjene First Nation rreth zbulimit.

Në një deklaratë të publikuar nga fisi thuhet: “Ju ftojmë juve që të na bashkoheni në punimet tona për konfirmimin e varrezës me 160 varre të paregjistruara dhe të paindentifikuara në brigjet tona dhe në territorin e shkollës konviktore në ishullin Kuper”.

Në lajm thuhet se nuk janë dhënë më shumë detaje lidhur me varret dhe se krerët e fisit nuk kanë dhënë përgjigje ende lidhur me kërkesën për takim.

Shkolla konviktore kishtare në ishullin Kuper, sipas të dhënave zyrtare ka operuar në vitet 1890-1970 në ishullin Kuper i cili ndodhet në mesin e ishujve të Gjirit Jugor.

Varret e paregjistruara të fëmijëve në kopshtin e shkollës së kishës në Kanada për herë të parë erdhën në rend dite me mbetjet e trupave të 215 fëmijëve që u gjetën me 29 maj në kopshtin e një shkolle konviktore kishtare në qytetin Kamloops të rajonit British Columbia.

Edhe më 24 qershor në kopshtin e shkollës konviktore kishtare Marieval në rajonin Sakatchewan, u gjetën mbetje mortore të 751 trupave të fëmijëve të cilët ishin të paregjistruar zyrtarisht.

Ndërsa më 30 qershor 2021 u gjetën varre të paregjistruara me mbetjet mortore të 182 fëmijëve në afërsi të shkollës misionare St. Eugene në rajonin British Columbia të Kanadasë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button