Site icon PORTALB

U shpall 11-shi më i mirë i EURO 2020

Finalja Itali - Angli (EURO 2020)

Finalja Itali - Angli (EURO 2020)

Është shpallur 11-shi më i mirë i Kampionatit Evropian në Futboll 2020 (EURO 2020), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të UEFA-s, 11-shi më i mirë i turneut është përcaktuar nga ekipi i vëzhguesve teknikë, i përbërë nga shumë emra përfshirë Fabio Capello, David Moyes, Aitor Karanka, Robbie Keane, Esteban Cambiasso dhe Cosmin Contra.

Nga Italia kampione janë zgjedhur 5 futbollistë ndërsa nga Anglia finaliste në listë janë 3 lojtarë. Lista e plotë është si në vijim:

Portier: Gianluigi Donnarumma (Itali)

Mbrojtës: Kyle Walker, Harry Maguire (Angli), Leonardo Bonucci, Leonardo Spinazzola (Itali)

Mesfushorë: Pierre-Emile Hojbjerg (Danimarkë), Jorginho (Itali), Pedri (Spanjë)

Sulmues: Federico Chiesa (Itali), Romelu Lukaku (Belgjikë), Raheem Sterling (Angli)

Exit mobile version