Site icon PORTALB

Tetova edhe sot me numër më të madh të infektuarve në 24 orët e fundit

Koronavirus, KOVID 19, te infektuar

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit nga 3.227 testime janë diagnostikuar gjithsej 21 raste të reja me KOVID-19, 7 pacientë janë shëruar, ndërkaq nuk ka persona të vdekur. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 155.823, të shëruarve 150.139, të vdekurve 5.487, ndërkaq për momentin ka 197 raste aktive. Tetova tanimë disa ditë me radhë vazhdon ta ketë numrin më të lartë të infektimeve të reja në RMV, njofton Portalb.mk.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version