BDI nuk është kundër ndërtimit te objekteve fetare por reagon ashpër ndaj çdo tendence për ti dhënë dimensione fetare vrasjes së pesëfishtë në Smilkovci.
Kjo tendencë ndikon dukshëm ne prishjen e raporteve ndëretnike dhe ndër fetare ne vend mbi te cilat ndërtohet vetë shteti.
Andaj kërkojmë përmbajtje maksimale nga të gjithë përfaqësuesit fetar dhe politik nga kjo tendencë e rrezikshme që mund të ketë pasoja negative për marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfetare./alsat-m