Site icon PORTALB

Zaev: Xhaferi ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën, por nuk do të kërkoj përgjegjësi

Zoran Zaev, foto nga Anadolu Agency

Kryeministri Zoran Zaev sot gjatë hapjes së tregut të mbyllur në Vinicë, komentoi paraqitjen e kryeparlamentarit Talat Xhaferi në gjuhën shqipe në Parlamentin Evropian, transmeton Portalb.mk.

Ai tha se, Xhaferi e ka shkelur Kushtetutën, por se nuk do të kërkojë përgjegjësi.

“Talat Xhaferi e ka shkelur Kushtetutën me atë që është adresuar në gjuhën shqipe në Parlamentin Evropian. Kishte tre sesione, por në dy u adresua në gjuhën maqedonase, ndërsa në të tretën në shqip. Nuk do të kërkoj përgjegjësi, pres nga kryetari të sqarojë. Politikanët duhet të nisemi nga vetja dhe të jemi shembull se si duhet të sillemi, përkatësisht ta respektojmë Kushtetutën”, tha Zaev.

Paraqitja e Xhaferit në gjuhën shqipe në Parlamentin Evropian ka nxitur reagime të shumta në opinion, duke e akuzuar atë për shkelje të Kushtetutës. Por, kryeparlamentari vlerëson se, nuk e ka shkelur Kushtetutën gjatë paraqitjes në Komisionin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, vlerësoi se është më mirë të flet në gjuhën që e njeh më mirë, ndërsa ajo është gjuha.

Exit mobile version