Site icon PORTALB

Tre policë janë lënduar gjatë një aksidenti mbrëmë në Shkup

Aksident

Foto ilustrim

Tre nëpunës policor janë lënduar dhe janë dërguar në spital, pas aksidentit që ka ndodhur natën e kaluar në Shkup. Aksidenti ka ndodhur në udhëkryqin e rrugës “Ruzveltova” me “Orce Nikolov”, transmeton Portalb.mk.

“Më 10.07.2021 në orën 03:37 në Shkup në udhëkryqin nga rruga “Franklin Ruzvelt” me rrugën “Orce Nikolov” ka ndodhur aksident mes automjetit “Skoda jeti” pronë e MPB-së, ndërsa e drejtuar nga K.N. dhe automjetit “Mitsibushi spejstar” me regjistrim të Shkupit, e drejtuar nga V.A. (41) nga Shkupi. Nga aksidenti janë lënduar shoferi (nëpunës policor) i automjetit “Skoda jeti” dhe dy bashkëudhëtarë (nëpunës policor) të automjetit të njëjtë, pas çka i është dhënë ndihmë mjekësore në Klinikën “Nënë Tereza”. Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes nga ekipi i SPB Shkup”, kanë njoftuar nga MPB.

Exit mobile version