Site icon PORTALB

Lojërat Olimpike në Tokio do të zhvillohen pa spektatorë

Lojërat Olimpike

Lojërat Olimpike në Tokio do të zhvillohen pa spektatorë vendas për shkak të rritjes së rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Njoftimi, i cili u bë nga ministrja e Olimpiadës Tamayo Marukawa, erdhi menjëherë pasi qeveria japoneze shpalli gjendje të jashtëzakonshme në kryeqytetin Tokio midis 12 korrikut dhe 22 gushtit, raportoi agjencia e lajmeve Kyodo.

Japonia më parë kishte ndaluar praninë e spektatorëve ndërkombëtarë në Lojërat Olimpike, të cilat do të mbahen nga 23 korriku deri më 8 gusht.

Exit mobile version