Site icon PORTALB

RMV, pasi në spital kërkuan ndihmë 50 fëmijë me probleme në frymëmarrje, ministria filloi hetimet për rastin e jashtëzakonshëm

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske

Klinika Infektive, foto: Arbnora Mehmeti

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka sqaruar se së shpejti do të sqarojë rastin kur 50 fëmijë muajin e kaluar janë paraqitur me simptome në spitalin e Gjevgjelisë, transmeton Portalb.mk.

“Muajin e kaluar në spitalin e Gjevgjelisë, ndihmë mjekësore kërkuan 50 fëmije dhe foshnja me simptome për infektim respirator, jospeficike për këtë periudhë të vitit”, raportojnë nga ministria.

Raportohet që janë dërguar edhe tre mjek pediatër për të hulumtuar rastin e jashtëzakonshëm në Gjevgjeli, ndërkohë ministria theksoi se këto infektime janë të zakonshme për periudhën e vjeshtës dhe dimrit.

Exit mobile version