Site icon PORTALB

RMV, policia zbardhi tetë vjedhje për çka arrestoi 42 vjeçarin

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona, Shkup

MPB, ilustrim, Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Tetë vjedhje të realizuara muajin e fundit dhe këtë muaj, u zbuluan nga Policia e Maqedonisë së Veriut, për çka policia ka paraqitur kallëzim penal ndaj 42 vjeçarit, transmeton Portalb.mk.

I dyshuari nga Vrapçishti i Gostivarit, 42 vjeçari N.A. dyshohet për ‘vjedhje të rëndë’ dhe ‘kërcënim të sigurisë’, të dënueshme në bazë të nenit 236 dhe 144 nga Kodi Penal.

Ai dyshohet për ‘kërcënim të sigurisë’ për djegien e një veture, ndërsa vjedhjet janë realizuar në dyqane dhe në objektet ndihmëse në rajonin e Vrapçishtit, kryesisht para dhe gjëra me vlerë.

Exit mobile version