Site icon PORTALB

RMV, këta kushte duhet të plotësohen nga studentët për të marrë mbështetje financiare nga  2400 denarë për ushqim

Analiza ekonomike, ekonomi, para, denarë, maqedoni, varferi, page, rroge, buxhet

Në muajin tetor pritet që 40 mijë studentë në Maqedoninë e Veriut të shfrytëzojnë mbështetje financiare prej 2400 denarëve për ushqim, por duhet të plotësojnë disa kushte, transmeton Portalb.mk.

“Kjo mbështetje financiare do të startoj nga muaji tetor i këtij viti, ndërsa studentët, për të marrë mjete, përveç që të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duhet të plotësojnë edhe kushtet në vazhdim:  të mos jenë në marrëdhënie të rregullt të punës; të mos jenë të regjistruar si bujq individual dhe të mos kenë të ardhura mujore më të madhe se paga minimale në vitin vijues”, njoftojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Kjo mbështetje financiare është për studentët në ciklin e parë të studimeve në institucione shtetërore e private.

Më 6 korrik, Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut ka premtuar që nga tetori 40 mijë student do të marrin nga 2 400 denarë në muaj si mbështetje financiare për strehim dhe ushqim.

Exit mobile version