Site icon PORTALB

Prej të hënës në RMV fillon vaksinimi i fëmijëve mbi 12-vjeç

Vaksina, vaksinë, vaksinim në Shkup.

Vaksinim në Shkup, foto nga Portalb.mk / Ardit Ramadani

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, informoi se prej të hënës do të fillojë vaksinimi pa termin dhe njëkohësisht do të miratohet edhe vaksinimi për fëmijë. Sipas rekomandimeve, fëmijët prej 12 deri në 16-vjeç do të vaksinohen vetëm me vaksinën Pfizer, që sipas udhëzuesit të prodhuesit e lejon atë, njofton Portalb.mk.

“Prej të hënës do të lejohet vaksinimi i fëmijëve prej 12 deri në 16-vjeç me vaksinën Pfizer, e cila për momentin është vaksina e vetme që lejon të shfrytëzohet në pajtueshmëri me rekomandimet nga udhëzimi i brendshëm për këtë moshë”, theksoi ministri Filipçe.

Nga Ministria thonë se vaksinimi i sa më shumë qytetarëve do të mundësojë mbrojtje nga shpërndarja e pandemisë.

“Lëshimi në korniza të viteve për personat të cilët vaksinohen do ta ulë gjasën që edhe të rinjtë ta shpërndajnë virusin. Me vaksinim mundësohet mbrojtje nga transmetimi i llojeve të reja dhe mbrojtje nga format e rënda të sëmundjes ose vdekja”, shtojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Exit mobile version