Site icon PORTALB

Argjentina do të përballet me Brazilin në finalen e Copa America-s

Argentina - Brazil

Argentina - Brazil

Kombëtarja e Argjentinës do të përballet me rivalin e madh, Brazilin, në finalen e Copa America 2021, transmeton Anadolu Agency (AA).

Argjentina në gjysmëfinale mundi Kolumbinë me penallti pas një barazimi me rezultat 1-1 në kohën e rregullt.

Në minutën e 7-të të ndeshjes, Lautaro Martinez shënoi një goditje me të djathtën pas asistimit nga Lionel Messi.

Kolumbia barazoi rezultatin në minutën e 61-të kur mesfushori Luis Diaz shënoi në një kënd të ngushtë.

Koha e rregullt përfundoi 1-1 kështu që gjuajtja e penalltive vendosi fituesin në ndeshjen e zhvilluar në Estadio Nacional De Brasilia, Brazil.

Argjentina fitoi 3-2 në penallti për të arritur në finalen që do të luhet të shtunën në Maracana Stadium në Rio de Janeiro kundër nikoqirit dhe kampionit të fundit të Copa America.

Para finales, Kolumbia do të përballet me Perunë në ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë më 9 korrik në Estadio Nacional De Brasilia.

Exit mobile version