Sot më fillim në orën 14.00 në qendër të Shkupit do të organizohet Harlem Shake.
Thirrja është bërë nëpërmjet rrjetit social Facebook.
Si lindi Harlem Shake ? Harlem është një lloj kërcimi nga Harlemi i Nju Jorkut, i cili daton që nga vitet e 80-ta. Në këtë lloj vallëzimi nuk ka rregulla apo lëvizje specifike. Rregulla e vetme është se një person e fillon kërcimin ndërsa të tjerët i bashkëngjiten më vonë kur muzika bëhet më dinamike.
Përgjatë këtyre javëve të fundit në YouTube janë postuar video 30 sekondëshe nga njerëz anë e mbanë botës, video këto të shoqëruara nga kënga e DJ nga Bruklin, Baauer./Portalb