Site icon PORTALB

Zjarr në Kala të Shkupit nga fishekzjarrët për pavarësinë e SHBA-së

Foto nga zjarri në Kala/Nikola Pisarev

Foto nga zjarri në Kala/Nikola Pisarev

Nga fishekzjarrët që janë shkrepur për festën e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, është shkaktuar zjarr në të Kalanë e Shkupit, njofton Portalb.mk.

Njësiti Territorial Kundër Zjarrit në Shkup, për Portalb.mk, konfirmuan rastin dhe thanë se zjarri është në kontroll dhe nuk ka të lënduar.

“Mund të konfirmojmë se ka pasur të paraqitur zjarr në 2-3 vende në afërsi të Kalasë së Shkupit. Në terren janë 2-3 ekipe dhe po punojnë në shuarjen e zjarrit i cili është në kontroll. Nuk ka të paraqitur persona të lënduar nga zjarri”, thanë zjarrfikësit për Portalb.mk.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot e kanë festuar sot Ditën e Pavarësisë. 4 Korriku shënon 245-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Exit mobile version