Site icon PORTALB

EURO 2020, me tre gola u mbyll ndeshja çerekfinale mes Çekisë dhe Danimarkës

Ceki - Danimarkë (UEFA EURO 2020)

Ceki - Danimarkë (UEFA EURO 2020)

Me rezultat 1-2 u mbyll ndeshja çerekfinale mes Çekisë dhe Danimarkës në EURO 2020, transmeton Portalb.mk.

Danezët që në minutat e para shënuan pasi Delaney përmes goditjes me kokë e dërgoi topin në portën çeke. Danezët patën disa mundësi të arta për të shënuar, por nuk arritën t’i shfrytëzojnë, megjithatë në fund të pjesë së parë shënuan për rezultat 0-2 pas një aksioni të bukur që u shndërrua në gol nga Dolberg.

Që në minutat e para të pjesës së dytë, çekët me seriozitet sulmuan portën e Danimarkës ashtu që në minutën e 49-të shënuan përmes golashënuesit më të mirë të tyre Schick.

Fituesi i kësaj ndeshje do të luajë kundër fituesit të ndeshjes mes Ukrainës dhe Anglisë, ndeshje gjysmëfinale që do të luhet më 7 korrik duke filluar nga ora 21:00

Exit mobile version