RMV, janë hapur të gjitha pikat kufitare me Greqinë, do të punojnë pa ndërprerje

Pas njoftimeve se Greqia do të hapë të gjitha pikat kufitare tokësore për vendet fqinje, vendimi zyrtar ministror tashmë është botuar në Gazetën Zyrtare, kështu që, nga dje, hyrja në fqinjin jugor të Maqedonisë përveç përmes Evzonit (Bogorodicë) dhe Niki (Mexhitlija) është i mundur edhe në Dojran, raporton korrespodenti i MIA-s nga Athina, transmeton Portalb.mk.

Ndryshe nga më parë, kur vendkalimi Bogorodica punonte me orar të kufizuar, tani, sipas vendimit të ri, të gjitha pikat kufitare janë të hapura 24 orë.

Në vendimin “Parakushtet për hyrjen në vend për të kufizuar përhapjen e Covid-19”, i cili është i vlefshëm deri më 8 korrik 2021, për udhëtim në Greqi është i detyrueshëm dokument në lidhje me Kovid-19, pra certifikatë vaksinimi 14 ditë pas marrjes së dozës së dytë, ose rezultat negativ të testit PCR i bërë 72 orë para udhëtimit ose test i shpejtë (i shpejtë) deri në 48 orë para mbërritjes në Greqi ose vërtetim që keni kaluar koronavirusin, si dhe formular PLF të plotësuar.

Ndryshime, sipas vendimit të ri, siç transmeton MIA, ka në lidhje me vërtetimin që keni kaluar Kovid-19, vlefshmëria e dokumentit të lëshuar 30 ditë pas rezultatit të parë pozitiv është deri në 180 ditë pas rezultatit pozitiv, dhe jo nga dy në nëntë muaj si me parë.

Vendi ynë është ende në listën e vendeve për të cilat vlen përjashtimi nga ndalimi për hyrje në Greqi të shtetasve të vendeve të treta, ndërsa përveç Maqedonisë, lejohet udhëtimi për shtetasit e Australisë, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Emirateve të Bashkuara Arabe , SHBA, Britania, Japonia, Izraeli, Kanada, Bjellorusia, Libani, Mali i Zi, Bahreini, Zelanda e Re, Koreja e Jugut, Katari, Kina, Kuvajti, Ukraina, Ruanda, Rusia, Arabia Saudite, Serbia, Singapori dhe Tailanda.

Në listë janë shtuar edhe Azerbajxhani, Armenia, Jordania, Moldavia, Brunei dhe Kosova.

Nga pikat kufitare tokësore, përveç tre në Maqedoni, të hapura janë edhe Promahonas, Ormenio, Nymfea dhe Eksohi në Bullgari, Castanes, Kipi me Turqinë dhe Kristalopigi dhe Kakavijë me Shqipërinë të cilat punojnë 24 orë në ditë, ndërsa vetëm Mavromati në Shqipëri punon me orar prej 8 deri në 16 dhe lejon hyrjen e më së shumti 250 personave.

Sipas vendimit të ministres, të gjithë vizitorët, “pavarësisht nga shtetësia dhe mënyra e hyrjes në vend” kanë dy mundësi dhe një mundësi alternative, për sa i përket dokumenteve që duhet të paraqesin dhe kanë të bëjnë me Covid-19, ndërsa MIA në detaje raporton të gjitha parakushtet për të udhëtuar në Greqi.

Opsioni i parë është të plotësisht të keni përfunduar vaksinimin 14 ditë para udhëtimit dhe të paraqisni certifikatë vaksinimi në geqisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht ose rusisht, të lëshuar nga ndonjë institucion publik dhe të përmbajë të dhënat: emrin dhe mbiemrin, siç janë të shënuara në pasaportë, llojin e vaksinës dhe numrin e dozave, së bashku me datat se kur janë marrë të njëjtat.

Mundësia e dytë është me test negativ. Ose PCR i bërë në 72 orët e fundit para udhëtimit ose testi antigjen (i shpejtë) i bërë 48 orë më parë dhe çertifikata duhet të jetë në geqisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht ose rusisht, ndërsa gjithashtu si edhe certifikata, duhet të përmbajën emrin dhe mbiemrin e personit që udhëton, siç është regjistruar në pasaportë.

Në mënyrë alternative, vizitorët në Greqi mund të paraqesin vërtetim se e kanë kaluar virusin pas testit laboratorik me PCR ose test antigjeni (të shpejtë). Certifikata jepet  30 ditë pas testit të parë pozitiv dhe vlefshmëria e saj zgjat deri në 180 ditë pas rezultatit pozitiv.

Dokumenti duhet të jetë nga ndonjë institucion publik ose nga laboratorë të aprovuar nga vendi i origjinës, të përmbajë të dhëna për pasaportë dhe përsëri, mund të jetë në disa gjuhë, gjegjësisht në geqisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht ose rusisht.

Certifikata evropiane digjitale Kovid është mundësi tjetër alternative për të hyrë në Greqi.

Detyrimet specifike të udhëtimit zbatohen për personat nën 12 vjeç.

Në mënyrë shtesë, për udhëtime, i detyrueshëm është formulari elektronik PLF (Passenger Locator Form), i cili duhet të plotësohet përmes uebfaqes https://travel.gov.gr para nisjes, pas së cilës merret konfirmim me kod QR dhe konsiderohet dokumenti i nevojshëm për hyrjen në Greqi.

Të gjithë vizitorët në Greqi, pavarësisht nga vendi i origjinës, mund t’i nënshtrohen testimit, ndërsa selektimi bëhet sipas algoritmit shëndetësor dhe me ndihmën e kodit nga formulari PLF.

Nëse testohen, do të duhet t’i presin rezultatet.

Nëse rezultati është pozitiv, është paraparë karantinë dhjetë ditore, ndërsa nëse bëhet fjalë për persona që kanë përfunduar vaksinimin 14 ditë më parë, atëherë izolimi i detyrueshëm është shtatë ditë, kurse në ditën e fundit të karantinës, kërkohet test PCR .

Për shkelje të masave dhe detyrimeve ligjore, parashikohen gjoba prej 500 dhe 5.000 euro.

Për turistët, vlejnë të njëjtat rregulla dhe kufizime që vlejnë për grekët.

Vendimi i parë ministror “Parakushtet për hyrjen në vend për të kufizuar përhapjen e Kovid-19” u njoftua më 14 maj të këtij viti, kur pas një pauze prej 14 muajsh u hap kalimi kufitar Evzoni (Bogorodicë) dhe ishte hyrje e lejuar në Greqi për qytetarët e Maqedonisë, ndërsa prej atëherë zgjatet çdo javë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button