Site icon PORTALB

Asnjë viktimë nga Kovid-19 në Shqipëri dhe Kosovë, vazhdoi ulja e rasteve aktive

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto: Arbnora Memeti, Portalb.mk

Gjendja epidemiologjike në Shqipëri dhe Kosovë po vazhdon të përmirësohet çdo ditë, duke u zvogëluar numri i rasteve aktive, transmeton Portalb.mk.

Në Kosovë janë regjistruar 10 raste aktive nga gjithsej 1 580 të testuar, derisa në Shqipëri nga 4 024 testime, vetëm dy pacientë kanë rezultuar pozitiv.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 5 të shëruar në Shqipëri, ndërsa në Kosovë 12, kurse viktima nuk janë regjistruar në të dy vendet. Kështu, në Kosovë janë vetëm 165 raste aktive, ndërsa në Shqipëri vetëm 53 qytetarë të infektuar.

Exit mobile version