Site icon PORTALB

Gjendja me Covid – 19 në RMV: Në 24 orët e fundit vetëm 2 raste pozitive

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë informoi se, gjatë 24 orëve të fundit nga 2,216 testet e bëra për Covid – 19, kanë rezultuar vetëm 2 raste pozitive me Covid – 19, nuk është shënuar asnjë viktimë dhe nuk janë shënuar pacientë të shëruar, transmeton Portalb.mk.

Numri i personave të diagnostifikuar me Covid – 19 që nga fillimi i pandemisë është 155.684, numri i personave të shëruar është 149.977, 5.484 pacientë kanë ndërruar jetë, ndërsa momentalisht ka 223 raste aktive.

Të dy rastet e reja që kanë dalë pozitiv në 24 orët e fundit janë nga qyteti i Shkupit.

Rastet aktive:

Deri më tani në vend janë bërë gjithësej 879,339 teste të Covid – 19.

 

 

Exit mobile version