Site icon PORTALB

Civil: Kujdes, mos përdorni armë gjatë zgjedhjeve!

Armët si mjet komunikimi

Armët si mjet komunikimi

Qendr per liri Civil edhe një herë përkujton se urgjentisht është i nevojshëm veprim serioz, konsistent, afatgjatë dhe multi disiplinor për shërimin e shoqërisë dhe tejkalimin e kulturës së urrejtjes dhe paragjykimeve, për të tejkaluar edhe kultin e armës dhe dhunës.

Në vijim komunkata e plotë:

Në kushte të luftës politike-klanore jashtëzakonisht të ashpër dhe në mungesë të seriozitetit në programet e kandidatëve për pushtet, në kombinim me prezencën e sasive të mëdha të armëve dhe uljen e kufirit të tolerancës në shoqëri mbi të gjitha bazat, mund të priten  incidente, dhunë, po edhe përdorim i  armëve në procesin zgjedhor.  Prandaj, besojmë se është e rëndësishme të përkujtojmë në disa fakte dhe gjendje në sferën e kontrollit të armëve në vend, sidomos për sa i përket prezencës së armëve të paligjshme dhe ndikimi i tij në shoqëri.

Askush s’mundet me siguri të përcaktojë cila është sasia e armëve të kontrabanduara në një treg të zi, por vlerësim i përafërt mund të bëhet. Pa marrë parasysh numrin dhe praninë e armëve, ajo që mendoj se është më e rrezikshme se vetë prania e armëve në shoqëri është fakti se rritet gatishmëria ato armë edhe të përdoren, madje edhe në situata jetësore tejet absurde dhe banale. Ajo është fusha ku duhet të fokusohemi – si të tejkalohet kulti i armës dhe dhunës, gjegjësisht të ofrohen zgjidhje të ndryshme për problemet e njerëzve.

Kjo mund të sigurohet përmes përforcimit të vetëdijes publike, por edhe me krijimin e besimit së paku mbi dy nivele: mes institucioneve dhe qytetarëve, si dhe mes bashkësive të ndryshme etnike në vend. Shqetësuese është tendenca në rritjen e posedimit, mbajtjes dhe përdorimit të armëve. Ajo shpesh shfrytëzohet si “mjet komunikimi”, respektivisht si mjet për frikësim, shantazh dhe kërcënim permanent për ata që nuk janë të mendimit të njëjte me mbajtësin e armës.

Ekzistojnë më shumë motive për posedimin dhe përdorimin e armëve , por ato në korniza më të gjëra mund të ndahen në tri fusha: kulti i armës, rritja e pasigurisë politike dhe sociale dhe radikalizmi i marrëdhënieve ndëretnike. Ato janë të ndërlidhura, pësojnë ndryshime, por edhe kryejnë ndikim të fortë negativ mbi kulturën qytetare, sigurisë dhe mbi marrëdhënieve ndëretnike.

Për sa i përket kultit të armës, përgjegjësia fillon tek prindërit, e pastaj edhe në kuadrin arsimor, por edhe në shoqëri në përgjithësi, institucionet shtetërore dhe lokale të pushtetit, si dhe partitë politike.

Përdorimi i shpeshtuar i i armëve është edhe pasojë e përforcuar e kultit të armës, sferë në të cilën duhet të fokusohemi. Kulti i armës dhe dhunës mund të tejkalohen në proces afatgjatë dhe multidisiplinar me ofrim të zgjidhjeve të ndryshme për problemet e njerëzve. Një pjesë e masave janë përforcimi i vetëdijes publike dhe besimit së paku në dy nivele: si e para, mes institucioneve dhe qytetarëve dhe e dyta, mes bashkësive të ndryshme etnike në vend.

Varësisht nga shkalla e gjasave e cila përcaktohet sipas parametrave të veçanta statistikore, numri i armëve të paligjshme në Maqedoni është mes 100-160 mijë të mundshme, me kusht secili pronar ilegal të ketë vetëm një copë armë ilegale. Në qoftë se vendoset kriteri në shkallë më të ulët të gjasës, ndërsa supozohet se çdo pronar ilegal ka dy copë armë ilegale, vlerësimi i numrit të armëve ilegale mund të rritet në 340-450 mijë copë armë ilegale në Maqedoni. Gjegjësisht llogaritet se në shtetin tonë ka 100-170 mijë mbajtës të armëve ilegale.

Thirrjet tona të vazhdueshme për qasje serioze dhe mulitdisiplinare drejt tejkalimit të kultit të armës dhe dhunës së armatosur janë me përgjigje të parëndësishme. Institucionet e sistemit, si në nivel lokal, ashtu edhe në nivel shtetëror, nuk mund të lirohen nga përgjegjësia. Ato aspak ose shumë pak dhe në mënyrë jo konsistente  merren me kultin rritës ndaj armëve dhe përdorimin e saj. Duhet përfundimisht ta pranojmë, bashkëpunimi i tyre me sektorin civil është minimal dhe është çdoherë pasojë e iniciativës dhe këmbënguljes tonë. Kulti i armës dhe dhunës së armatosur nuk kontrollohen me disa fjalë të shpallura në shtyp, fletushka, por me përpjekje afatgjata dhe inkuadrim të më shumë sektorëve shtetërorë dhe shoqërorë.

Urgjentisht është i nevojshëm, veprim serioz, konsistent, afatgjatë dhe mulitdispilinar për shërimin e  shoqërisë dhe tejkalimin e kulturës së urrejtjes dhe paragjykimeve, për të tejkaluar edhe kultin e armës dhe dhunës.

Si organizatë e shoqërisë civile ne jemi aktivë në këtë fushë që nga fundi i vitit 2001. Civil koordinon veprimet e veta dhe merr pjesë në iniciativat globale të International Action Network on Small Arms (Rjet Ndërkombëtar i  Veprimit për Armë të Vogla) nga viti 2002.

Civil është anëtare edhe i Kolacionit Global për Luftë Kundër Armëve Control Arms.

Xhabir Deralla

Exit mobile version