Site icon PORTALB

RMV, dje janë aplikuar 12.994 vaksina, dozën e parë e morën 11.220 qytetarë

Kryetarja e Odës së Mjekëve, Kalina Grivçeva Stardelova duke u vaksinuar, foto nga Ministria e Shëndetësisë

Dje, dozën e parë e kanë marrë 11.220 qytetarë, ndërsa gjatë po të njëjtës ditë janë vaksinuar gjithsej 12.994, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Gjithsej janë aplikuar 542.699 doza vaksinash, ndërsa 220.884 qytetarë janë rivaksinuar, transmeton Portalb.mk.

Të paktën me një dozë, sipas shifrave të fundit, janë vaksinuat 52 përqind e popullsisë mbi moshën 70 vjeç, 49 përqind e popullsisë mbi moshën 65 vjeç dhe 43 përqind e popullsisë mbi moshën 60 vjeç.

Deri më tani, numri i personave që janë regjistruar përmes ueb platformës vakcinacija.mk është 469.212.

Vaksinimi masiv zhvillohet në disa qytete, në A1 Boris Trajkovski në Shkup, në sallat sportive në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë, Ohër, Veles dhe Prilep.

Exit mobile version