Është promovuar projekti për 226 stacione të reja autobusësh të NTP-Shkup, të cilat do të vendosen nëpër disa lokacione të kryeqytetit.
Stacionet e reja te autobusëve sipas marrëveshjes, do të vendosen nga muaji prill ndërsa projekti duhet të përfundojë në fund të këtij viti.
Do të vendosen nga 3 lloje të stacioneve që dallohen sipas madhësisë që kanë, ndërsa do të kenë tabelë informative, ulëse, shportë për mbeturina dhe tabelë me emrin e stacionit dhe numrat e autobusëve të cilët ndalen aty.
Projekti kushton 66 milion denarë./Portalb