Site icon PORTALB

Qumshti i Maqedonisë i sigurtë

Në qumështin e prodhuar në Maqedoni nuk ka prani të aflatoksinës, as substanca të tjera të dëmshme për shëndetin e qytetarëve, deklaroi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Dimevski.

Këtë, sipas tij e konfirmuan të gjitha analizat e bëra në laboratorët e akredituara.

“Kontrollet bëhen rregullisht çdo ditë nga ana edhe e përpunuesve në laboratorët e të tyre individuale, por janë intensifikuar edhe kontrollet që i zbaton Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë”, tha Dimovski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas prezantimit të pritjes për rritje të prodhimit të orizit.

“Përveç qumështit të importuar, rregullisht kontrollohet edhe ushqimi i importuar për bagëti, veçanërisht nga vendet fqinje. Kryhet kontroll në çdo prodhim ushqimor dhe bujqësor të importuar përgjithësisht që të mbrohet shëndeti i konsumatorëve të vendit”, theksoi ministri Lupço Dimovski. /mia/

Exit mobile version