Site icon PORTALB

RMV, padi ndaj policit për keqpërdorim të uniformës duke marrë edhe të holla

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona, Shkup

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Padi penale është ngritur ndaj punonjësit policor bazuar për shkak keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar, duke marrë para për kryerjen e shërbimeve që nuk janë në kompetencë të tij, transmeton Portalb.mk.

“SPB Koçani ka paraqitur padi penale ndaj punonjësit policor P.J. në SP Koçani për shkak ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “keqpërdorimin e pozitës dhe autoritetit zyrtar” e dënueshme në bazë të nenit 353 nga Kodi Penal”, raportojnë nga Policia, duke sqaruar që ai tashmë është suspenduar deri në marrjen vendimit në procedurë disiplinore.

Policia sqaroi që i dyshuari ka keqpërdorur pozitën zyrtare duke tejkaluar kufijtë e autoritetet për të plotësuar kërkesat për qëndrim të shtetasve të huaj, për çka ka marrë edhe para nga shtetasit e huaj.

Exit mobile version