Site icon PORTALB

RMV, personat që kanë kaluar kovidin në nëntë muajt e fundit do të marrin certifikatë nga Ministria e Shëndetësisë

Koronavirusi, foto: Prasesh Shiwakoti (Lomash)-Unsplash

Foto ilustrim, foto: Prasesh Shiwakoti (Lomash)-Unsplash

Personat që kanë kaluar kovidin në nëntë muajt e fundit do të marrin certifikatë nga Ministria e Shëndetësisë, transmeton Portalb.mk.

Nga ky institucion thonë se në Sistemin Kombëtar Termi im thonë se certifikata lëshohet për të gjithë personat të cilët në 9 muajt e fundit ishin pozitivë në Sars-Kov-2 dhe janë regjistruar si raste pozitive në Sistemin Kombëtar. Në vend deri më tani, gjithsej 155,676 persona janë diagnostikuar me kovid.

Certifikata mund të merret nga mjeku amë ose duke u paraqitu në faqen e internetit vakcinacija.mk.

Certifikata është në maqedonisht dhe anglisht, përmban të dhëna për personin (emri dhe mbiemri, EMBG, EZBO, data e lindjes, gjinia) lloji i testit, data e testit, data e rezultatit pozitiv, institucioni shëndetësor (laboratori) ku është kryer testi, si dhe QR-i.

Certifikata është e çertifikuar me vulë digjitale të Ministrisë së Shëndetësisë.

Exit mobile version