Site icon PORTALB

U prezantua procesori më i fuqishëm për telefonët Android

Android, foto: Masakaze Kawakami, Unsplash.

Qualcomm prezantoi ditën e djeshme procesorin më të ri për smartfonët flashipë, Snapdragon 888+ dhe aktualisht është procesori më i fuqishëm celular, shkruan Pcworld.al.

Çipi i ri e dërgon fuqinë procesorike në një nivel tjetër duke sjellë funksionalitete të avancuara.

Specifikat e procesorit:

Në letër duket një fuqi e vërtetë, të paktën kur krahasohet me Snapdragon 888. Është ndërtuar me në mendje mobile gaming, një industri masive dhe në rritje.

Modeli standard ka frekuencë 2.84Ghz, ndërsa 888+ me frekuencë turbo arrin deri në 3.0Ghz. Ndërsa 888 ka 26 TOPS performancë, 888+ plot 32 TOPS.

Pritet që procesori i ri të shfaqet tek disa telefonë Xiaomi apo OnePlus.

Exit mobile version