Sonte Franca dhe Zvicra janë dy ekipet që u përballën në 1/8 e finales në EURO 2020, ku koha e rregullt mbaroi 3-3, ndërsa përmes penalltive (4-5) u mundësua kualifikimi i Zvicrës, transmeton Portalb.mk.
Një ndeshje atraktive u vërejt që në minutat e para nga të dy ekipet, por Zvicra në minutën e 15-të shënoi përmes Seferovicit përmes gjuajtjes me kokë.
Zvicra nuk e shënoi penalltinë në minutën e 55-të, ndërsa në mimutën e 57-të e dënoi Benzema për të barazuar në 1-1. Pas dy minutave, përsëri Benzema shënoi për të kaluar Franca në epërsi, 2-1.
Bomba e Pogbës nga distanca në minutë e 75-të e ndryshoi rezultatin në 3-1. Në minutën e 81-të përsëri Seferoviç e ktheu Zvicrën në lojë duke shënuar për rezultat 3-2.
Minuta e 90-të ishte kthesa vendimtare për Zvicrën, kur Gavranoviç e konkretizoi në gol një aksion të shpejtë të Zvicrës për rezultat 3-3. Rezultati nuk u ndryshua edhe pas goditjes së Komanit në minutën e 94 kur u godit vetëm shtylla.
Pjesa e parë shtesë mbaroi pa gola, duke ngelur rezultati akoma i njejtë 3-3. Me këtë rezultat mbaroi edhe pjesa e dytë, për të vazhduar përmes penalltive.
Mbape ishte i vetmi prej futbollistëve që nuk shënoi, për t’i mundësuar Zvicrës kualifikimin.
Fituesi i kësaj ndeshje do të luajë kundër ekipit të Spanjës në çerekfinale, ndeshje e cila do të luhet më 2 korrik.