Site icon PORTALB

Sot asnjë vdekje nga Kovid-19 në RMV ndërkaq raste të reja ka vetëm në Shkup

KOVID-19, korona, corona virusi, Urgjenca, paciente, te infektuar, Ndihma e Shpejte

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit nga 1.342 testime, prej të cilëve 3 janë infektuar me KOVID0-19, 6 të tjerë janë shëruar, ndërkaq nuk ka asnjë të vdekur. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 155.676, të shëruarve 149.967, të vdekurve 5.484, ndërkaq momentalisht kemi 225 raste aktive, njofton Portalb.mk.

Sot në vend nuk është regjistruar asnjë vdekje nga Kovid-19.

Rastet e reja:

Të shëruarit:

Ndryshe, deri më tani, gjithsej 874,236 janë testuar për Kovid-19 në vend. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me virusin korona në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 155,676, numri i pacientëve të shëruar është 149,967, numri i atyre që humbën jetën është 5,484 dhe numri i rasteve aktive është 225.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/
Exit mobile version