Projekti ‘m.Health’ është fituesi i Hakatonit “E-Shëndetësi” i FIZhT-së dhe Roche Maqedoni

Projekti “m.Health” ofron zgjidhjen më inovative dhe krijuese për menaxhim më të mirë të sistemit shëndetësor, në kuadër të hakatonit të parë “E-Shëndetësia”, i cili u zhvillua fundjavën e kaluar, organizuar nga Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik (FIZhT) dhe Roche Maqedoni, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, transmeton Portalb.mk.

Gjatë hakatonit, 11 ekipe nën mentorimin e ekspertëve shëndetësorë punuan për zhvillimin e një zgjidhjeje digjitale për sistem më të mirë shëndetësor në vend, njoftuan nga FIZhT. Ky projekt fitues merr mbështetje financiare prej 30 mijë eurosh për realizimin e zgjidhjes e cila do të jetë falas dhe plotësisht në dispozicion të të gjithë qytetarëve gjatë vitit të ardhshëm.

“Patëm një 48 orë vërtet të vështira, por shumë produktive të mbushura me punë intensive me anëtarët e ekipit tim, Sofija Hristova dhe Dragan Sokolovski. Në vetë e-hakatonin kishte ide shumë të mira dhe do të doja të inkurajoja të gjitha ekipet që të vazhdojnë me punën për zhvillimin e zgjidhjeve për shëndetësi elektronike”, tha Kiril Soleski, lider i ekipit të projektit fitues m.Health. Ai shtoi se ky projekt spikati me gjithëpërfshirjen e tij pasi është një platformë inteligjente, inovative për integrimin dhe promovimin e shërbimeve shëndetësore, e cila do të mundësojë efikasitet dhe qasje më të madhe në shërbime, monitorim më të mirë të pacientit, zhvillim të zakoneve dhe informimit të shëndetshëm.

“Digjitalizimi i proceseve në shëndetësi është nevojë reale që të kemi kujdes shëndetësor modern dhe cilësor. Hakatonët janë mundësi e shkëlqyeshme për inkurajimin e inovacioneve dhe shpresoj që bashkëpunime të tilla do të inkurajojnë kompani të tjera në sektorin e korporatave të përfshihen dhe të fillojnë iniciativa të ngjashme në të ardhmen”, tha Ivana Stankoviq, këshilltare e FIZhT-së dhe pjesë e ekipit organizues të hakatonit.

“Besoj se zgjidhja fituese do të jetë në dobi të madhe për sektorin e shëndetësisë, Ministrinë e Shëndetësisë dhe për Termini im. Ky është hakatoni i parë, por jo i fundit kushtuar promovimit të një prej shtyllave më të rëndësishme të çdo vendi – shëndetit publik. Edhe në periudhën pasuese, do të vazhdojmë të investojmë dhe zhvillojmë platforma inovative”, tha Aleksandra Ivanovska, drejtoreshë e Roche Maqedoni.

Thirrja publike “E-Shëndetësia” e FIZhT-së dhe Roche Maqedoni ishte e hapur nga 2 deri në 17 qershor dhe përveç kompanive, mundësi paraqitjeje patën edhe personat në ekipet e projektit. Komisioni për vlerësim dhe përzgjedhje bëri para-përzgjedhje të aplikantëve që kaluan në fazën vijuese, dhe ai ishte Hakatoni 48-orësh “E-Shëndetësia”. Në pjesën e fundit, ekipet e projekteve prezantuan zgjidhjet përpara Komisionit i cili solli vendimin përfundimtar për zgjedhjen e zgjidhjes më inovative në fushën e shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button