Site icon PORTALB

RMV, mësimdhënësit me dhjetë vjet përvojë mund të aplikojnë deri më 12 korrik për recensent të librave në shkollat e mesme

Shkolla fillore 'Rametulla Ameti' në Çiflik, komuna e Zhelinës

Ministria e Arsimit dhe Shkencës deri më 12 korrik do të pranojë aplikime nga mësimdhënës të interesuar për të kryer rolin e recensentit në shtatë librat e shkollave të mesme në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Thirrja publike ka të bëjë për këta libra: Letërsia dhe gjuha maqedonase, dy libra nga Matematika, tre  lënda e Kimisë dhe një nga Biologjia, që të gjitha për vitin e tretë.

Aplikuesit duhet të jenë profesor universitar dhjetë vjet në degën e librit ku aplikon, apo të jetë dhjetë vjet mësimdhënës në shkollën e mesme ku ligjëron pikërisht lëndën e njëjtë. Këta mund të aplikojnë deri më 12 korrik, duke plotësuar fletëparaqitjen fillimisht.

Exit mobile version