Kryeministri Zoran Zaev në Strugë mori pjesë në organizmin e operatorëve dhe hotelerive të Polonisë, për të diskutuar kryesisht për Strugën dhe Ohrin si turizmin vendor përmes kampanjës “Sigurt si në shtëpi”, transmeton Portalb.mk.
“Fushata është një hap para drejt qëllimit që këtë vit të rritet numri i turistëve nga Polonia që marrin pjesë me 5 % në numrin e përgjithshëm të turistëve të huaj dhe 7 % në numrin e përgjithshëm të netëve të kaluara, duke e radhitur në pesë vendet e para në bazë të numrit të turistëve që udhëtojnë në Rajonin e Ohrit”, deklaroi Zaev.
Ai theksoi që Maqedonia e Veriut tashmë është e pajisur me vlerësimin “Udhëtime të Sigurta”, vlerësuar nga Këshilli Botëror për Udhëtime dhe Turizëm për vitin 2021.
Kryeministri vlerësoi që tri udhëtimet nga Polonia për në Maqedoninë e Veriut do të ndikojnë në turizmin vendor. Linjat e udhëtimeve ajrore ndërmjet dy vendeve përfshinë këto pika: Varshav – Shkup, Varshav – Ohër dhe Katovicë – Ohër.
Ndryshe, në Maqedoni e Veriut gjatë muajit shkurt janë regjistruar 11 835 turistë të huaj, shumica prej të cilëve nga Kosova (2 518), Shqipëria (2 185) dhe Serbia (1 891). Shumica e turistëve vazhdojnë të jenë nga Serbia, Kosova dhe Shqipëria edhe gjatë muajit mars, ku në vend pati gjithsej 23 mijë turistë të huaj, që nënkupton rritje për 28.2%.
Turizmi është një ndër sektorët që më së shumti u godit nga pandemia globale e COVID19. Buxheti dhe ekonomia qyteteve që gravitojnë rreth Liqenit të Ohrit u prekën direkt nga masat kufizuese për preventivë ndaj COVID19. Shifra e turistëve që vizituan qytetin e Strugës në vitin 2019 u përgjysmua në vitin 2020. Me të njëjtin realitet përballet dhe qyteti i Pogradecit në Shqipërinë fqinje. Rimëkëmbja e sektorit turistik në qytetet buzë Liqenit të Ohrit duket e vështirë edhe gjatë vitit 2021.
- LEXO: Turizmi në Liqenin e Ohrit i goditur rëndë nga pandemia, pesimizëm për rimëkëmbje gjatë vitit 2021
- LEXO: Në Maqedoninë e Veriut më shumë se gjysma e turistëve të huaj vijnë nga tre shtetet e rajonit
- LEXO: Filloi kthimi i turistëve në Maqedoninën e Veriut, por përsëri shumica nga tri vendet fqinjë