Konferenca e Parë Ndërkombëtare në Forumin e Prespës – Dialogu do të mbahet më 1 dhe 2 korrik në Ohër dhe Oteshevë

Konferencën me 300 pjesëmarrës do ta hapë zyrtarisht kryeministri Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

Folës do të jenë ish-kryeministri grek Aleksis Cipras, ndërmjetësi në kontestin me Greqinë Methju  Nimic, Kryetari i parlamentit Talat Xhaferi, lideri i BDI-së Ali Ahmeti, Ndihmës sekretari i shtetit Amerikan për çështjet e Evropës dhe Euroazisë Filip Riker, Zëvendës kryeministri për çështje evropiane Nikolla Dimitrov, Ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani, Federika Mogerini, Ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska, ish Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Xhorxh Robertson, ish Përfaqësuesi Special i BE-së Alen Le Roa, Komisioneri i BE, eurokomisioneri Johanse Han.

Rreth 300 pjesëmarrës nga i gjithë rajoni dhe bashkësia ndërkombëtare, përfshirë kryeministra, presidentë, ministra dhe sekretarë të përgjithshëm, do të marrin pjesë në Konferencën e parë ndërkombëtare në kuadër të Prespa- forumi për dialogut – “Ballkani Perëndimor: pjesa e që mungon që Evropa të jetë e plotë” do të mbahet më 1 dhe 2 korrik të këtij viti në Ohër dhe Oteshevë.

Konferencën do ta hapë zyrtarisht kryeministri Zoran Zaev, ndërsa do të drejtohen ish-kryeministri grek Aleksis Cipras, ndërmjetësuesi në kontestin me Greqinë Methju Nimic, Kryetarin e parlamentit Talat Xhaferi, udhëheqësi i BDI-së Ali Ahmeti, ndihmës sekretari i shtetit Amerikan për Evropë dhe Euroazi Filip Riker, Zëvendës kryeministri për çështje evropiane Nikolla Dimitrov, Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, Federika Mogerini, Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, ish Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Xhorxh Robertson, ish përfaqësuesi special i BE-së Alen Le Roa, Komisioneri i BE-së Johanes Han.

Në pjesën e parë, do të mbahen disa sesione, kushtuar ekonomisë dhe bashkëpunimit të biznesit, shoqërisë civile dhe mediave në rajon dhe në procesin e integrimit evropian. Do të flitet për të rinjtë dhe vizionin e tyre për të ardhmen e rajonit të Evropës Juglindore, pastaj për gratë, paqen dhe stabilitetin – një vështrim nga Ballkani Perëndimor, ndërtimi i besimit përmes dialogut dhe roli i Ballkanit Perëndimor në të ardhmen e Evropës dhe mësimet e nxjerra nga kontestet shumëvjeçare në Evropën Juglindore.

Në konferencë do të marrin pjesë edhe Përfaqësuesi special i SHBA për Ballkanin Methju Palmer, Presidenti Stevo Pendarovski, si dhe Presidentët e Malit të Zi Milo Gjukanoviq dhe i Sllovenisë Borut Pahor, Kryeministrat e Serbisë Ana Brnabic, Kosovës Albin Kurti, Shqipërisë Edi Rama dhe të tjerë .

“Prespa – forumi për dialog është platformë për storjen tonë dhe flet me zë të lartë në të gjithë botën, ndërsa qëllimi është të promovojmë dialogun demokratik përmes shembujve të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, e cila këtë vit feston 20 vjetorin e saj, Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë,të cilat nuk janë zgjidhje përfundimtare, por kornizë për rregullimin e çështjeve të caktuara që përshtaten më tej me zhvillimet aktuale”, tha Ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani, në konferencën e sotme për shtyp.

Ai njoftoi se para fillimit të konferencës, një takim jozyrtar i platformës B6 do të mbahet më 30 korrik, në të cilin ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të kenë të ashtuquajturën “takim pa kollare”.

“Synimi im është që ky format joformal, i ngjashëm me formatet e tjera evropiane si B4 ose C5, të bëhet aktivitet i rregullt i ministrave në rajon, ku ne mund të shkëmbejmë jo zyrtarisht mendime, informacione dhe të propozojmë ide për të gjitha sfidat dhe mundësitë në kuadër të një bashkëpunimi të ndërsjellë”, tha Osmani.

I pyetur nëse do të ketë deklarata politike të miratuara ose deklarata të përbashkëta nga takimi, Osmani tha se platforma B6 nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me forumin dhe nuk do të miratohen konkluzione dhe deklarata, por do të jetë një mundësi për të vendosur një dialog të rregullt ndërmjet ministrave nga rajoni dhe mbi të gjitha për të treguar shkallën e pjekurisë së rajonit.

“Nga vetë konferenca, të cilën ne presim të jetë përmbajtësore edhe për nga idetë rdhe iniciativat, të cilat ne presim që të përkthehen në të ashtuquajturat udhëzime ose rekomandime politike do të mund të shërbejnë si bazë për iniciativa të tjera, bazë për vazhdimësinë e kësaj platforme, por edhe një mesazh për BE-në dhe komunitetin transatlantik,” tha Osmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button