Site icon PORTALB

Pas një pauze sezonale është hapur sërish Aqua Parku në Shkup

Aqua Park në Shkup, foto nga Fejsbuku.

Ka filluar sezoni i ri në Aqua Park në kuadër të Qendrës Sportive “Boris Trajkovski” në Shkup. Pas një pauze sezonale për shkak të pandemisë, Aqua Park përsëri ofron atraksione interesante për të gjitha moshat – dhjetë rrëshqitëse uji, pishinë me valë, një bumerang, një pishinë për fëmijë, si dhe një kënd me rërë për argëtim të fëmijëve, shkruan Meta.mk, njofton Portalb.mk.

“Uji në të gjitha pishinat është i pasuruar me hipoklorit kalciumi, i cili e bën ujin më të pastër, cilësinë më të lartë dhe më të sigurt nga të gjitha standardet botërore dhe dhe është i vetmi i këtij lloji në vendin tonë,” thanë nga Qendra Sportive  “Boris Trajkovski.

Ndryshe, Aqua Park në Shkup do të jetë hapur çdo ditë nga ora 10 e mëngjesit deri në 19 pasdite.

Exit mobile version