Site icon PORTALB

RMV, hetime në shtëpinë dhe veturën e 43 vjeçarit nga Çairi që po shiste mijëra euro drogë

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona

Foto arkiv nga Portalb.mk

Prokuroria Themelore Publike ka hetuar 43 vjeçarin nga Shkupi për tregti të narkotikëve, pas dyshimeve për shitjen e saj në vlerë prej mijëra eurove, transmeton Portalb.mk.

“Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka nisur procedurat ndaj një personi për vepër penale – Prodhim dhe tregti të paautorizuar të narkotikëve, e dënueshme në bazë të nenit 215, paragrafi 1 nga Kodi Penal”, raportojnë nga Prokuroria.

Raportohet që në veturën e të dyshuarit është gjetur sasi e drogës për të cilën kishte marrëveshje që ta shesë për 2 400 euro, ndërsa sasia e përgjithshme e drogës së konfiskuar në veturën dhe shtëpinë e tij është 2.803,53 gram, për çka prokuroria deri te Gjykata në Shkup ka kërkuar paraburgimin e tij.

Exit mobile version