Site icon PORTALB

Incident në Idrizovë: Një i burgosur e ka lënduar me thikë një polic

Burgu i Idrizovës

Burgu i Idrizovës

Në mbrëmjen e së mërkurës është paraqitur një sulm nga një i burgosur ndaj një polici, i cili është lënduar me mjet të mprehtë gjatë kontrollit në një dhomë në repartin ambulant të Burgut të idrizovës, njofton Portalb.mk.

Nga MPB e konfirmuan ngjarjen, ndërkaq shtuan se po merren masa për pastrimin e plotë.

“Më 23.06.2021 në ora 22:10 në Stacionin Policor Gazi Babë, komandanti i Institucionit Ndëshkues – Korrektues Idrizovë ka paraqitur se gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, një zyrtar i burgut është lënduar me mjet të mprehtë nga një i burgosur. Sipas paraqitjes, më 23.06.2021 komandanti u ka dhënë urdhër kolegëve të policisë së burgut që të kryejnë kontroll në një dhomë në repartin ambulant dhe kur ka arritur në hollin e repartit ka pasur disa të burgosur të cilët në duar kanë pasur mjete të ndryshme të forta dhe të mprehta. Sipas paraqitjes, njëri prej kolegëve është lënduar me mjet të mprehtë. Po ndërmerren masa për pastrimin e rastit”, thonë nga MPB.

Exit mobile version